Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka deklaruar se rastet e Hagës që lidhen me konfliktin e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut nuk do të hapen.

Duke folur në emisionin “Rishtazi” për “Koha cast”, Ferati tha se për çështjen nuk ekziston bazë juridike, ndërsa paralajmërimet e vazhdueshme për rikthimin e këtyre rasteve mund të përdoren për qëllime politike.

“Ta them me plot bindje këtë edhe opinioni publik ta dijë: këto lloj raportimesh ka një kohë të gjatë që po jepen në publik se do të rikthehen, si rrjedhojë e asaj që ndodhi në Gjykatën e Hagës dhe tani i aktualizojnë me vetëdije apo pa vetëdije…”, deklaroi Ferati.

Sipas tij, në mungesë të një çështjeje juridike, tema mund të shfrytëzohet politikisht dhe për këtë arsye nuk duhet të përshkallëzohet.

" "

“Dua të them se çështje juridike nuk ka dhe meqë nuk ka çështje juridike, atëherë dikush mund ta përdorë këtë për çështje politike. Dhe nëse kësaj i japim shumë rëndësi, atëherë kontribuojmë në të kundërtën që është interesi ynë dhe nuk ia vlen ta përshkallëzojmë”, tha ministri Ferati.

sqShqip