May 19, 2024
Maqedoni

Agim Ismaili: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Ndaj paralajmërimit për miratimin e Ligjit për amnisti, ka reaguar edhe i dënuari në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Ismaili.

Ai nga burgu, ku po vuan dënimin tashmë e 15 vjet, shprehu revoltën për paralajmërimet se me këtë ligj do të kthehet ish kryeministri, i arratisur dhe azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, transmeton TV21.

Gjithashtu Ismaili revoltën e ndërlidh edhe me vdekjen e njërit nga të dënuarve me burg në rastin gjyqësor “Lagja e trimave”.

Ismaili ia kujton autoriteteve se po “qëndron në burg i pafajshëm”.