Maqedoni

Aggeler: Edhe presidenti Bajden tejet i shqetësuar për zhvillimet mes Serbisë dhe Kosovës

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler tha se në SHBA, duke filluar nga presidenti, janë shumë të shqetësuar për veprimet e fundit në Kosovë dhe Serbi. Aggeler tha se veprimet e fundit janë alarmante duke marrë parasysh se rajoni është i brishtë dhe se gjërat mund të përshkallëzojnë në çdo moment.

“Miqtë e mi të dashur janë ambasadorë në këtë rajon, pak a shumë ne të gjithë flasim, të gjithë pamë njëri-tjetrin në Uashington gjatë javës së kaluar për konferencën tonë të ambasadorëve. I flasim këto gjëra, por nuk mund të hyjë ne detaje të mëdha, në specifika në shumë prej këtyre problemeve, për shkak se nuk i ndjek nga afër, ditë pas dite. Do të them se ka pasur shqetësim të madh javën e kaluar në Uashington. Duke filluar nga presidenti e më poshtë, për atë se çfarë po ndodh mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është shumë alarmante. Ky është një rajon i komplikuar, si e dini edhe ju më mirë se unë, dhe është një rajon i komplikuar në të cilin gjërat mund të përshkallëzojnë shumë, shumë shpejtë”, tha Aggeler./tv21.tv