July 27, 2024
Maqedoni

A do të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së? Përgjigjet Rafis Aliti (Video)

Në një intervistë për Alsat, ish nënkryetari i Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafis Aliti njëherit kryetar i departamentit për kujdesjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve thotë se kreu i integristëve Ali Ahmeti ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçpevski për një zgjidhje ligjore e cila do t’i përfshinte të gjitha kategoritë që kanë pësuar në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Çfarë sugjeruan ndërkombëtarët për statusin e ish ushtarëve?

Rafis Aliti tha se ai dhe kreu i BDI-së Ahmeti vazhdimisht në takim me ndërkombëtarët kanë kërkuar modalitete për të zgjidhur statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, por sipas tij ka munguar vullneti i palës maqedonase.

Rafis Aliti komenton daljen e Izet Mexhitit nga BDI

Nuk mundet që çdo mëhallë të ketë parti politike pasi dëmton elektoratin shqiptar. Në këtë mënyrë Rafis Aliti e komenton daljen e Izet Mexhitit nga BDI dhe formimin e subjektit të ri politik Lëvizja Demokratike. Ai thotë se shqiptarët kanë nevojë vetëm për dy blloqe politike. /Alsat.mk