May 2, 2024
Maqedoni

Afrim Gashi vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet nga kryeparlamentari Konjufca

Sot,së bashku me nënkryetaren e partisë, Safije Sadiki Shaini, Sekretarin e Përgjithshëm, Bekim Sali, dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi, ishim në vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Aty na priti kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në këtë takim e urova mikun tim, Glauk Konjufca, për detyrën e re dhe, mes tjerash, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, problemet që shfaqen në rrugën euro-integruese shtetit tonë, si dhe me angazhimin që e bën opozita shqiptare, AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, në mbrojtjen e interesave shqiptare në këtë shtet.
Kryetari i Kuvendit Kosovar na falënderoi për vizitën dhe në veçanti u ndal në zhvillimet politike shqiptare, me theks të veçantë në bisedimet shqiptaro-serbe, duke e potencuar rolin konstruktiv edhe të shqiptarëve të tjerë të rajonit.