Afrim Gashi dhe Zeqirja Ibrahimi bënë dua në Prekaz
Me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe sekretari i pergjithshëm, Zeqirja Ibrahimi, kanë vizituar Prekazin legjendar dhe kanë bë homazhe te varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari.
“Aty ku përfundojnë fjalët dhe mbeten vetëm lutjet e zemrës dhe lotët e krenarisë.
Lavdi Jasharajve dhe gjithë dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar Gashi pas homazheve të kryera.