May 20, 2024
Maqedoni

Taravari shtroi drekën tradicionale për veteranët e arsimit me rastin e 7 Marsit

Siç e do tradita, manifestimet për Ditën e mësuesit shqiptar i përmbyllëm me drekë të përbashkët me veteranët e arsimit në komunën tonë, me të cilët në këtë ditë rikujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë.

Mësuesve tanë të nderuar dhe të gjithë punonjësve të arsimit, ua uroj festën e 7 Marsit, me dëshirat më të mira për suksese të reja në misionin e tyre të shenjtë, arsimimin dhe edukimin e brezave!/Arben Taravari