May 15, 2024
Maqedoni

Afeti nga Koliçani i Shkupit është gjallë, shteti tani 22 vite e konsideron të vdekur, nuk i jepet pasaportë

Afet Xhelilov nga fshati Koliçan i Epërm i Shkupit konsiderohet i vdekur që nga viti 2001, kur vëllai i tij binjak Nusret i mori pasaportën, u nis për në Çeki dhe vdiq tre ditë më vonë me emrin “Afet Xhelilov”. Që atëherë, Afeti që është gjallë, nuk mund të dëshmojë se është gjallë dhe zhvillon betejë ta heqin nga libri i të vdekurve dhe të futet në Librin e Lindjeve, shkruan SDK.mk.

Ai 20 vite e tepër mundohet të marrë një çertifikatë të re, një letërnjoftim të ri, të të rinovojë faturën e llogarive të tij bankare, sigurimin shëndetësor, patentën e shoferit, dokumentin e udhëtimit, transmeton Lideri.mk.

“Ne familja nuk e dinim që vëllai im kishte shkuar në Çeki. Tri ditë pasi ai u largua diku jashtë vendit, erdhi policia dhe më njoftoi se kisha vdekur. U thashë se isha gjallë. Nuk u thashë menjëherë që më kishte marë pasaportën. Pas dhjetë ditësh, trupi i binjakut tim Nusret Xhelilov u soll në një arkivol në shtëpinë tonë në Koliçan të Gorno. Kur e sollën, ne raportuam në polici se ma kishte marrë pasaportën, se ka vdekur Nusreti, jo unë Afet”, ka vazhduar ai.

Kanë shkuar me babain në MPJ, pastaj në MPB, kanë kryer procedurat, respektivisht kanë menduar se i kishin mbaruar. Komplikimet janë paraqitur sërish në vitin 2010.

“Mendova se e gjithë procedura kishte përfunduar. Kam nxjerrë edhe dokumente personale. Por në vitin 2010, kur më mbaroi afati i dokumentit të udhëtimit, paguam për pasaporta të reja. Unë dhe gruaja ime dhe vajza shkuam për të bërë një foto, kompjuteri tha: ‘Ti nuk ekziston. Afeti ka vdekur. Largohu që të mos të arrestojmë”, tha Afeti.

13 vite ka vazhduar vrapimi në MPB, gjykata dhe në institucione tjera. Tani rasti ka arritur në Gjykatë. Ky është një avancim i konsiderueshëm por gjasat për zgjidhje të shpejtë nuk janë të sigurta.

“A do të shkojnë fëmijët e mi të mitur në pushime vetëm me nënën e tyre edhe këtë verë? Si t’u them që sërish nuk do të jem me ta?”, ka thënë Afet Xhelilov në deklaratën e tij për SDK.mk.

Avokatja i tij Makedondka Kërsteva i tha gjyqtares se ky ishte ende një moment i madh për klientin, sepse ishte hera e parë që një gjykatësja e dëgjonte atë, edhe pse ajo ishte një gjykatëse penale, e cila nuk mund të zgjidhte mosmarrëveshjen e tij civilo-administrative./Lideri.mk