May 6, 2024
Maqedoni

Afera “McConigal” zgjerohet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut? Ja emrat dhe fotot!

Burime të Prapaskena konfirmojnë takime të shpeshta në Tiranë gjatë pranverës së vitit 2018, të ish Ministrit të Investimeve të Huaja të Maqedonisë 2014-2016, Arlind Zeqiri me biznesmenë nga Shqipëria e Maqedonia, bashkë me “kundërzbuluesin” e FBI-së McConigal.

Interesant është fakti se në këto takime ka marrë pjesë edhe Ajdin Sejdia, kosovaro-zvicerani që njihet për bëmat e tij në Shqipëri që në vitin 1991 dhe për gropën pas pallatit të Kulturës në Tiranë.

Ajdin Sejdia me Zeqirin dhe McConigal janë parë të tre në një hotel të Maqedonisë dhe në disa lokale të Tiranës, duke “bindur” biznesmenë e politikanë që çdo gjë do bëhet “Ok”.

Skandali “McConigal” duket se i ka rrënjët me të thella se sa loja me “pionerët” Duçka dhe Nezaj. Ujku i vjetër, Ajdin Sejdia që ka luajtur gjithë bizneset e tij në hije nga Zvicra në Kosovë, Dubai e Tiranë me mëkëmbësin e tij, avokat Shefqet Dizdarin, del se luan direkt me McConigal në rastin e Arlind Zeqirit.

“Terraoil Swiss” dhe Lawoffice&Investigation” të Çet Dizdarit, ku u përzie edhe vetë “FBI” me Mark Thomasrossinin dhe Charles McConigal tregojnë pronarë të tjerë nën rrogoz, po të kihet parasysh se aksioneri “Terraoil Swiss Ag” me qendër në Zvicër, i ka zyrat pranë zyrës së Ajdin Sejdisë atje.

70- vjeçari Ajdin Sejdia si ujk i vjetër, kësaj here del në skenë më fort se në vitet e para të demokracisë, për të sfumuar ata që me sa duket janë “lepurushë” të vegjël në lojën e madhe të shërbimeve sekrete dhe biznesit.