May 24, 2024
Maqedoni

Ja kush është komandanti i ri i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç

Open-TV merr vesh se është emëruar komandanti i ri në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç, e cila lidhë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Dhe, ai është një maqedonas, i cili është transferuar nga pika kufitare e Sopotit, ndërsa më herët ka qenë ndihmëskomandant në pikën kufitare në Pelincë.

Edhe pse është pritur që ky vend t’i takoj ndonjë komandanti shqiptar, pasi kjo pikë kufitare bie në komunën e Likovës, nuk ka ndodhur n jë gjë e tillë. Shtrohet pyetja pse ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski nuk emëron shqiptar. Ku qëndron problemi?

Ky është një turp i madh, sepse nënçmohen kuadrot shqiptare, të cilët sikur të mos të jenë të aftë për të udhëhequr pikën kufitare Bellanoc-Stançiç. Madje mësojmë se komandanti i ri nuk ka ndonjë biografi të pastër. (Open-TV)