May 27, 2024
Maqedoni

Veprimtari kërçovar nga Çikago: Shqiptarët duhet ta bëjnë ndryshimin, këtë e kërkon edhe Amerika si demokraci

Veprimtari kërçovar i çështjes kombëtare dhe anëtar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Nazim Alimi theksoi për INA se shqiptarët për hir të demokracisë duhet ta bëjnë ndryshimin e pushtetit me votë demokratike më 8 maj.

Sipas tij, shqiptarët pavarësisht se cilën parti e votojnë duhet të jenë unik për çështjen dhe të drejtat shqiptare.

Ai thotë se vlerat e demokracisë amerikane kanë si parim themelor ndrrimin e pushteteve, për të mos u kriju sisteme totalire.

“Na duhen politikanë që janë të çliruar nga padrejtësia dhe korrupsioni. Duhet të jenë unik për të drejtat që ende nuk janë realizuar dhe çdo herë vetëm ndodhë mashtrimi se janë realizu këto të drejta. Të ndryshohet Kushtetuta, të hiqet 20% dhe të arriher barazia reale” thekson Alimi.

Sipas tij, diaspora shqiptare në Amerikë gjithmonë ka në zemër vendlindjen dhe çështjen shqiptare.(INA)