ADOLESHENTËT E KRIMINALIZUAR NË RMV! / Për katër vjet 263 fëmijë kanë kryer vepra penale Redaksia 11 Mars, 2024
Në pesë vite në regjistrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përfshirë gjithsej 263 fëmijë si autorë të krimeve në fushën e tregtisë së paligjshme të drogës. Sipas të dhënave nga MPB-ja për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023, në kuadër të krimeve të zbuluara, në shumicën e rasteve te fëmijët është gjetur marijuanë. Buletini i Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot ngjarje thuajse çdo ditë, në të cilat parashikohen dënime të larta burgimi sipas Kodit Penal.
Sipas të dhënave që janë marrë nga Ministria e Brendshme, të miturit ndiqen penalisht për krime nga nenet 215 dhe 216 të Kodit Penal. Të miturit që kapeshin në shumicën e rasteve kishin me vete marijuanë.
Neni 215 paragrafi 1 i Ligjit Penal thotë se personi i cili në mënyrë të paautorizuar prodhon, përpunon, shet ose ofron për shitje ose me qëllim të shitjes blen, mban ose transferon ose ndërmjetëson në shitjen ose blerjen ose në ndonjë mënyrë tjetër vendos në mënyrë të paautorizuar në droga narkotike në treg, substanca psikoaktive, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Sipas paragrafit 2, nëse vepra nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet me droga narkotike, substanca psikoaktive në sasi më të vogël, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet.
Në paragrafin 3 thuhet se nëse vepra nga paragrafi 1 është kryer nga disa persona ose kryerësi i kësaj vepre ka organizuar rrjet të rishitësve apo ndërmjetësuesve, kryesi do të dënohet me së paku pesë vjet burgim, ndërsa paragrafi 4 se personi i cili në mënyrë të paautorizuar prodhon, prokuron, ndërmjetëson ose jep në përdorim pajisje, materiale ose substanca që ai e di se janë të destinuara për prodhimin e drogave narkotike, substancave psikoaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.