Në Shkup është zhvilluar një aksion policor në 4 lokacione për arrestimin e shpërndarësve të drogës. Në këtë aksion është gjetur një laborator ilegal për marijuanë, lloje të ndryshme droge dhe armë, dhe janë arrestuan katër shitës.

Nga MPB-ja njoftojnë se Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet e personit B.A, u gjet një laborator ilegal për kultivimin e marijuanës dhe 289 vazo me 291 bimë kanabis sativa, së bashku me të gjitha pajisjet për prodhim.

Të gjitha materialet e gjetura janë konfiskuar nga punonjësit e policisë. B.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit nga SPB Shkup do të bëhet kallëzim penal në pajtim me nenin 215 të Kodit Penal.