May 8, 2024
Maqedoni

Bilall Kasami uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Besimtarët në mbarë botën po nisin nesër muajin e bekuar të Ramazanit.

Kreu i BESËS dhe njëherit edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka uruar besimtarët për muajin e shenjët duke ju dëshiruar agjërim të lehtë.

Të dashur vëllezër e motra, më lejoni t’ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e devotshmërisë, harmonisë dhe mirëkuptimit njerëzor. Ky muaj le të shërbejë për më shumë dashuri, solidaritet dhe për paqe mes njëri-tjetrit. Agjerimi është adhurim që synon afrimitet mes njeriut dhe Zotit të gjithësisë, andaj le të jetë ky muaj reflektim i thellë i qenies sonë për paqe, ibadet dhe largim të dukurive negative.
Lutje dhe agjerim të pranuar”, ka shkruar Kasaami.