Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas protestës së organizuar nga BDI në Tetovë, duke publikuar një fotografi nga tubimi dhe duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja ishte e ulët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi qytetarët e Tetovës, duke shkruar:
“Faleminderit, Tetovë! ❤️
Gjithmonë je me BESE. Kjo besë na jep forcë, na mban të bashkuar dhe na obligon të ecim përpara me përkushtim, dinjitet e përgjegjësi.
Respekt pa fund! 🤝”
Postimi u shoqërua me një fotografi nga protesta, përmes së cilës deputeti i VLEN-it aludon se qytetarët nuk iu përgjigjën në masën e pritur thirrjes së BDI-së për protestë në Tetovë.

Protesta e organizuar nga BDI u mbajt të shtunën në Tetovë, me pjesëmarrjen e drejtuesve të partisë dhe mbështetësve të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

sqShqip