May 7, 2024
Maqedoni

Admirim Aliti: Qëllimi ynë strategjik është që përmes digjitalizimit të heqim në tërësi sportelet

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Admirim Aliti, ka bërë publike disa prej synimeve të tij si ministër si dhe prioriteteve të cilat janë nisur të realizohen gjatë këtyre 100 ditëve sa është në krye të MSHIA. Në formë integrale po e përcjellim kumtesën e tij:

Me propozim Ligjin për shërbimin e lartë udhëheqës propozohet që të vendoset një procedurë më e drejt për emërimet në pozita udhëheqëse, profesionalizim të pozitave udhëheqëse- të ndaraë prej menaxhimit politik, me përgjegjësi politike. Sistemi i shërbimit të lartë udhëheqës, i cili si risi propozohet me këtë ligj, duhet që të siguroje dy qëllime kryesore edhe atë:

Profesionalizimin e udhëheqësve të lartë, të zgjedhur përmes një procedure të hapur dhe në baza të parimit të meritokracisë ( në bazë të kompetencave të tyre profesionale) dhe
Vendosjen e raporteve të besimit dhe përgjegjësisë midis të emëruarve dhe të zgjedhurve politik dhe udhëheqësve të lartë.
Modeli i propozuar bazohet në parimet e racionalitetit, demokracisë dhe transparencës. Këto parime janë bazë e ndërtimit të një administrate profesionale dhe politikisht neutrale, ku qëllimet politike plotësohen përmes aktiviteteve të punësuarve në sektorin publik nën menaxhimin e udhëheqësve të lartë, me cka mundësohet një përdorim efikas dhe racional i resurseve në realizimin e qëllimeve të vendosura strategjike dhe prioriteteve të Qeverisë dhe institucioneve tjera relevante nga sektori publik. Me ligj propozohet që të vendoset, në tërësi një sistem i ri, i cili do të zbatohet shkallë-shkallë, me mundësi që në të ardhmen modeli i ri do të implementohet në tërë sektorin publik.

Në këtë propozim ligj të ri, Komisioni për SHLU është i miratuar si një organ i pavarur shtetëror në rrolin e një subjekti juridik dhe me buxhet personal, i cili jep përgjegjësi para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Digjitalizimi i shërbimeve ngel njëri prej prioriteteve të larta të MSHIA, qëllimi i së cilës është që të largohet në tërësi puna në sportele. Vlerësojmë se duhet që të ndiqen trendët bashkëkohore moderne kur është në pyetje digjitalizimi i shërbimeve përmes punës me standarde të cilat në mënyrë direkte ndikojnë mbi cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve të ofruara.

Përmes portalit nacional E-shërbime janë realizuar gjithsejtë 20859 shërbime, me 73095 përdorues të regjistruar.

Qëllimi ynë strategjik është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe rritja e numrit të përdoruesve. Gjatë kësaj, i inkurajojmë dhe i thërrasim edhe institucionet tjera që t`i bashkohen portalit E-shërbime.

Kjo është një guidë e zbatimit të transformimit digjital të proceseve nën moton “ Digjitale by diffoult”.

Me digjitalizimin e proceseve dhe ndryshimeve të planifikuara organizative, Qeveria i përmirëson shërbimet, kursen mjete dhe e përmirëson cilësinë e jetesës së qytetarëve.