Kulturë

Doli nga shtypi libri publicistik “Medaljoni Gjeopolitik” nga autori Merxhan Jakupi

Pas një pune të vazhdueshme disavjeçare hulumtuese në fushën e gjeopolitikës ballkanike e më gjerë, atë evropiane dhe të Lindjes së Mesme, këtyre ditëve doli nga shtypi libri im i parë publicistik “Medaljoni gjeopolitik”, me një përmbledhje prej më se njëqind analizash dhe vështrimesh, në më se 400 faqe, në botim të shtypshkronjës “Fokus” nga Shkupi. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, për ndihmën e dhënë për daljen në dritë të kësaj vepre.