May 5, 2024
Maqedoni

Porosia e deputetit shqiptar për maqedonasit në vitin 1997: ”Mos u frikësoni sepse ky eshtë flamuri i Skënderbeut dhe ju garantoj se nuk kafshon…!

Më 27 Janar 2018 ndërroi jetë Sali Ramadan Kërçova. Se ai ka qenë patrioti më i madh i Iliridës tregon edhe fakti se i madhi Zot e caktoi që ai të ndërroi jetë në muajin Janar,në të cilin muaj pat ndërruar jetë Skënderbeu, dhe në vitin kur në të gjitha trojet shqiptare eshtë vendosur që të përkujtohet 550 vjetori i nderrimit jetë të Skënderbeut.

Sali Ramadani hyri në Historinë e Kërçovës si nxënësi i parë që kreu shkollën e rregullt tetëvjeçare, normalisti i parë i Normales ,,Liria,, të Shkupit, dhe mësuesi i parë i kësajë ane, me shkollim të rregullt.

Eshtë njeriu i parë i Kërçovës po edhe i Iliridës, që shumë herët dhe që në fillim të karierës së tij si mësues, haptas iu kundërvu pushtetit jugosllav antishqiptar, për të cilat angazhime e kundërshtime qe burgosur e dënuar disa herë me rradhë..

Eshte deputeti i parë shqiptar i cili më 8 korrik 1997 hyni ne historinë e Parlamentit të Maqedonisë me aktin e shpalosjes së flamurit shqiptar para deputetëve dhe mbajtjes së fjalimit në gjuhën shqipe, duke u thënë se;

”Të dashur deputetë, mos u frikësoni sepse ky eshtë flamuri i Skënderbeut dhe ju garantoj se nuk kafshon…!

Do të vijë dita që ky flamur do të jetë zyrtarë këtu në Iliridë, do të vij dita që në këtë parlament do të flitet Shqip…Unë nuk kam frikë dhe nuk frikohem nga askush e as nga ju. Nëse nuk e kini ditur, unë jam stërnipi i Kastriotit dhe nipi i Mefailave të Zajazit…Unë jam Sali Ramadan Kërçova.

Në atë kohë, të nxjerësh flamurin shqiptarë dhe të flasish shqip në mes të parlamentit të Maqedonisë, është deshtë të të quajn Sali Ramadani Kërçova. I vetmi ai doli para kolegëve maqedonas, duke ua valvitur flamurin kuq e zi me krenarinë më të madhe, të cilën trimëri askush nuk e ka bërë deri me sot..!

Kur kryetari i parlamentit Tito Petkoski u tha deputetëve ,, Mbyllet seansa dhe ikni jashta parlamentit, Sali Ramadani vazhdoi me fjalët….,,Po të duani ikni edhe jashta Maqedonisë, shkoni në Bullgari ………… Atje nuk ka flamur shqiptar……………

Dihet se Sali Ramadani do të varroset në Kërçovën e tij të dashur por ende nuk eshte caktuar dita e varrimit shkruan Ilmi Veliu transmeton kercova.net