May 10, 2024
Maqedoni

Vdiq një grua nga bora në Brezovicë

Një grua ka vdekur të martën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Policia ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes së një orteku të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.