May 5, 2024
Maqedoni

A mund të “dridhet” Qeveria shkaku i emërimit të Artan Grubit koordinator i Korridorit 8? Edhe një parti nga shumica kundër! (Emri)

Moti kohë tek opinioni në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur ndonjë funksionar që ka shkaktuar njëkohësisht aq shumë reagime reagime “pro” dhe “contra”, siç është rasti me zëvendës kryeministrin e parë, Artan Grubi.

Deri sa ministrat në kabinetin e Kovaçevskit nuk janë të befasuar dhe as të ofenduar që ministri për sistemin politik do të merret me ndërtimin e rrugëve, opozita ka reaguar ashpër kundër këtij emërimi, shkruan Lideri.mk.

Per kolegët e tij në Qeveri, emërimi i Artan Grubit si koordinator i Korridorit 8 kuptohet si ndihmë në realizimin e detyrimeve të shumta të Ministrisë së Transporteve dhe institucioneve të tjera.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq thekson se ky është projekti më i rëndësishëm i kësaj Qeverie.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi i bën thirrje çdo ministri që dëshiron të ndihmojë, të marrë një pjesë të përgjegjësive sepse është një projekt i dobishëm për të gjithë qytetarët.

Mirëpo përveç opozitës, emerimin e Grubit për koordinator e sheh me “sy të keq” edhe një parti në pushtet, e cila ka një deputet.

VMRO-Partia Popullore, që udhëhiqet nga Lupço Georgievski, edhe pse është partner koalicioni në Qeveri nuk pajtohet me këtë emërim sepse nuk ka asnjë lidhje mes Ministrisë së Sistemit Politik dhe aktiviteteve ndërtimore të Korridorit 8.

Kjo parti, e cila ka një deputet-Lupço Ballkovski, në shenjë revolte, me ironi bëri thirrje për shfuqizimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, raportoi Fokus.
Megjithatë, nga Qeveria shprehen të sigurt për portalin Lideri.mk, se revolta e “Popullores” nga ky vendim, nuk do të rezulton me dalje të tyre nga Qeveria, që do të shkaktonte telashe për shumicën qeveritare, e cila edhe ashtu nuk ka numra aq të sigurtë. Fundja VMRO-Popullore ka vetëm një deputet.

Ndryshe, siç dihet, emërimin e Grubit si “koordinator për gjithçka”, VMRO DPMNE tashmë e ka vlerësuar si konfirmim se po planifikohet një krim i madh.

Por Qeveria, me ndihmën e shumicës parlamentare, është e vendosur të përshpejtojë të gjithë procedurën dhe të ndryshojë urgjentisht ligjet që vonojnë apo pengojnë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d./Lideri.mk