May 9, 2024
Maqedoni

Incident fizik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, policia jep detajet

SPB Shkup është njoftuar për një incident që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse incidenti ka ndodhur para tre ditëve, policia është njoftuar mbrëmë, transmeton Lideri.mk.

Detajet për incidentin janë dhënë në buletinin e sotëm policor.

“SPB Shkup mbrëmë është njoftuar se me datë 05.04.2023 rreth orës 08:45 në Kuvend, S.B. e punësuar në Kuvend ka shtyrë një punonjëse policie dhe e ka penguar në kryerjen e detyrave zyrtare si sigurim i brendshëm në Kuvend.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e shkurtë policor. /Lideri.mk