April 28, 2024
Maqedoni

A mund të dalë ASH-ja nga Qeveria para zgjedhjeve? Taravari: Në politikë çdo gjë është e mundshme

I pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka gjasa që ta braktis Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.

“As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politik, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari.