May 5, 2024
Maqedoni

Gashi: Është vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar dhimbjen e sotme!

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, ka ndarë dhimbjen me familjarët dhe gjithë qytetarët, për 45 viktimat e tragjedisë që u vorrosën sot. “Në jetën tonë ka disa çaste kur dhimbja bëhet e vështirë dhe rëndë e përshkrueshme. Por, ka ca ditë kur dhimbja i shter edhe fjalët. Kështu ishte sot Shkupi ynë.
Zoti i pastë mëshiruar ata që sot i strehuam në tokë, ndërsa ia dorëzuam Qiellit dhe Ai u dhashtë durim e fuqi familjarëve të tyre për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Gashi.