May 17, 2024
Maqedoni

A ju besohet: Dy partnerët lojalë të Gruevskit bëhen bashkë për të “mposhtur VMRO-në”!!!

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalur të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë.
Ahmeti dhe Thaçi janë ish partnerë lojal qeveritar të Nikolla Gruevskit, kurse qëllimi i tyre tani gjoja është, siç tha mbrëmë kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, të mposhtet VMRO-ja.

Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u pritur që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.

TV Klan M mëson se marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive – Ahmeti e Thaçi./ Klan Macedonia/