May 3, 2024
Maqedoni

Çair, nxënësi i mori para nxënësit duke e kërcënuar me revole

Sot (19.05.2023) rreth orës 11:20 minuta në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çairi kanë arrestuar një person të moshës së mitur nga Shkupi.

Sipas raportit, ai i ka marrë para një nxënësi tjetër në shkollë, duke e kërcënuar me revole, transmeton Lideri.mk.

“Me të miturin është zhvilluar një intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës”, njoftoi MPB. (Lideri)