A di të flas “Албански” Fatime Fetai?! (VIDEO)
Shkruan: Emad MEHMETI
Kolumnë e vitit 2019
Prokurorja Fatime Fetai padyshim se çdo shqiptarë e bëri krenarë në fillimet e saj tek Prokuroria Speciale Publike, me paraqitjet dinjitoze publike dhe përgatitjen profesionale që bartte me vete. “Kësi kuadrosh na kanë munguar shumë”, – thoshin me vete shqiptarët e qytetarët e këtij shteti buzë greminës.
Por, me kalimin e kohës ky perceptim po zbehet në publik, shkaku asaj se “çallëmi” i saj duket të jetë i papërmbajtshëm. Dhe kur profesionin e shndërron në sfilatë reklamimi, atëherë aty nuk mund të pritet hajr.
Të dalim te ironia se a flet “Албански” Fatimja? (Edhe në videon e më poshtme nuk flet, madje me kryenaltësi injoron gazetarët sikur të jetë “xvezd” e Hollivudit.)
Mbase, prokurorja e cila që në fillime na bëri krenarë të gjithve, duke mos e kuptuar mirë gjuhën shqipe, sepse parapëlqen të ndëgjoj këngëtarin turbo – folk serb, Aca Lukas, nuk ka arritur t’i zbërthejë “bombat” ku përfshihen disa funksionarë të BDI-së në krime. Me këtë deri më tani del se të gjitha poret e shoqërisë janë të prekura nga krimi dhe korrupsioni, por vetëm kulla e BDI-së “jo”.
E vërtetë se pa drejtësi asnjëherë nuk do të ketë qetësi! Prandaj, Fatimja e ka përkahjen e popullit që të zbardh të gjitha krimet dhe të lëshoj të pafajshmit prej burgjeve, mirëpo duhet të fokusohet te puna e saj, e jo tek “stilat” e një Xhejms Bondi femër. Ngase, rezultatet konkrete në luftën e krimit dhe korrupsionit të bëjnë Xhejms Bonde, e jo sjelljet fëmijërore para kamerave.
Shëndet!