Një hartë e publikuar nga “KosData” mbi opinionin publik për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë ka hapur debat në gjithë rajonin. Të dhënat tregojnë se pikërisht në Maqedoninë e Veriut niveli i pakënaqësisë me shpërbërjen e Jugosllavisë është ndër më të lartët, pasi vetëm 12% e qytetarëve mendojnë se ndarja ka qenë e mirë ose ka sjellë përfitime për vendin.
Krahasuar me fqinjët, ky është një ndër rezultatet më të ulëta në gjithë hapësirën ish-jugosllave, duke treguar se shumica e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut shikon me mall ose me ndjenjë humbjeje kohën kur vendi ishte pjesë e një shteti më të madh federativ.
Nga të dhënat e grafikut, shihen kontraste të mëdha:
• Kosova udhëheq me 75%, duke e konsideruar shpërbërjen si zhvillim pozitiv.
• Sllovenia me 41% dhe Kroacia me 55% gjithashtu e vlerësojnë ndarjen si të dobishme.
• Ndërkohë Serbia (4%) dhe Bosnja (6%) shfaqin pakënaqësi të madhe, ku shumica e qytetarëve mendojnë se shpërbërja ka qenë e dëmshme.
Në këtë panoramë, Maqedonia e Veriut me 12% renditet afër Serbisë dhe Bosnjës, çka tregon se qytetarët e vendit janë jugonostalgjil të mëdhenjë. (INA)

