Hungarian Prime Minister Viktor Orban speaks during a joint news conference with Italian Deputy Prime Minister Matteo Salvini in Budapest, Hungary May 2, 2019. REUTERS/Bernadett Szabo

ërfaqësues të partive simotra të VMRO-DPMNE-së kanë dërguar urime për, siç thonë ata, arritjet e partisë gjatë dy viteve të fundit, duke theksuar fitoret në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán vlerëson se VMRO-DPMNE e ka vendosur Maqedoninë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt.

“Uroj të gjithë anëtarët dhe aktivistët e VMRO-DPMNE-së për arritjet vërtet të pabesueshme që keni realizuar në dy vitet e fundit. Fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale. Po ashtu, e keni vendosur atdheun tuaj në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të sigurt. Pas shumë vitesh në opozitë, VMRO tani është bërë njëra, ose ndoshta forca më e suksesshme politike në Evropë. Nuk ka rekomandim më të mirë se vetë suksesi. Ju falënderoj për mundësinë të bashkëpunoj me kryetarin tuaj Hristijan Mickoski dhe ju ftoj ta mbështesni më tej me besimin tuaj. Vazhdoni në rrugën e suksesit. Ju uroj shumë fat në detyrat qeveritare që ju presin. Zoti i bekoftë patriotët maqedonas”, tha Orbán.

Günther Krichbaum, deputet i Bundestagut nga CDU dhe ministër shteti për Evropën, theksoi se e ardhmja e Maqedonisë është në Evropë.

“Urime, sepse nuk është e zakonshme që një parti të festojë një sukses kaq të jashtëzakonshëm. Kur kthehem pas, mendoj se ky sukses ka një shpjegim: ju jeni pranë njerëzve, pranë qytetarëve, e dini çfarë mendojnë dhe çfarë u duhet për të ardhmen”, tha Krichbaum.

Sipas tij, Hristijan Mickoski dhe partia janë një histori suksesi, ndaj u uroi shumë fat edhe më tej.

Me urime dhe dëshirë për suksese të reja doli edhe Andrej Plenković, kryetar i HDZ-së dhe kryeministër i Kroacisë.

“Dua t’ju uroj sukses në mbajtjen e Kongresit pas atyre fitoreve të shkëlqyera në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe tani lokale. Edhe njëherë i jap mbështetje mikut tim Mickoski. Gëzohem për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet HDZ-së dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe mes Kroacisë dhe Maqedonisë. Mbështetje e fuqishme për rrugën drejt BE-së”, tha Plenković.

Antonio Tajani, nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane dhe ministër i jashtëm i Italisë, rikujtoi se PPE mbështet fuqishëm Maqedoninë në procesin e integrimit evropian.

“VMRO-DPMNE është një anëtare e respektuar e familjes së PPE-së. Ne ndajmë të njëjtat vlera: demokracinë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe ekonominë e tregut të lirë”, theksoi Tajani.

sqShqip