Xhavit Haliti, një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, ka rrëfyer prapaskenat në një rast në politikën e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Haliti ka treguar se ka tentuar të pajtonte Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së, me grupin e atëhershme ti quajtur si grupi i zjarrit, që tashmë është subjekt në vete që udhëhiqet nga Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.
Haliti thotë se ishte “pleqnar” në këtë mesele.
Në T7, ai ka thënë se Ahmeti nuk e pranoi kushtin e grupit të ndarë dhe e pësoi.
“Unë kam qenë një far plaku, siç është ky, te ata në Maqedoni, te Aliu se ma qitën kusht, më thirrën me i pajtu. Dhe ky nuk pranoi dhe pësoi” – tha Haliti.
“Aliu e pësoi”: Xhavit Haliti rrëfen se si tentoi të pajtonte Ali Ahmetin me Izet Mexhitin
Tutje, Haliti ka treguar se kushti ishte që të shkarkohej Artan Grubi, atëbotë zëvendëskryeministër i parë, që tash është në listë të zezë të ShBA-së.

