Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka, është paraqitur sot në SPAK.
Ai është parë rreth orës 15:00 teksa hynte në ambientet e Strukturës së Posaçme, ku ka përshëndetur gazetarët e pranishëm. Për momentin, nuk ka ende informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihet ende nëse Zeka është thirrur në kuadër të ndonjë hetimi apo në rolin e kallëzuesit për një çështje të caktuar./ Zoom.al

