Teuta Arifi kthehet duart plot nga Shkupi në Tetovë: 42.6 milion denarë për ndërtimin e bulevardit Blagoja Toska!
Komuna e Tetovës është në mesin e 23 komunave që do të përfitojnë të gjitha së bashku 9.9 milionë euro mjete për realizimin projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka dhënë detaje rreth ndarjes së këtyre projekteve infrastrukturore pikërisht nga programi TAV
“Sot komuna e Tetovës përfitoi mjete në vlerë prej 42.6 milion denarë, për ndërtimin e bulevardit Blagoja Toska!” deklaroi z. Arifi
Sipas saj mjetet janë siguruar me vendim të qeverisë së RMV, përmes ridestinimit të buxhetit të paraparë për ndërtim të aeroportit të Shtipit nga operatori TAV.
Vlen të rikujtojmë se komuna e Tetovës pasi bëri regjistrimin e pronave përgjatë trasës së bulevardit, gjithashtu ka kryer edhe shpronësimin e tyre. Me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punëve ndërtimore shumë shpejt do të fillojë prishja e objekteve dhe ndërtimi i bulevardit Blagoja Toska përcjellë Tetovasot .
Kryetarja Arifi tha se me këtë realizojmë një nga premtimet dhe projektet më të rëndësishme për Tetovën dhe qytetarët e saj!
Në ndarjen e kontratave për krerët e komunave, drejtori TAV Maqedoni, Sani Shener, theksoi se me këto mjete do të financohet ndërtimi të rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruim i rrugëve dhe institucione arsimore.
Në anën tjetër Kryeministri Zaev, tha se mjetet për këto projekte janë siguruar pas anulimit të projektit për ndërtimin e kargo aeroportit në Shtip.TETOVASOT.