Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut njofton se falja e namazit të sabahut, e planifikuar të mbahej nesër nga Imami i Qabes në Xhaminë e Re në Çair, është anuluar për arsye objektive.
BFI kërkon mirëkuptimin e të gjithë besimtarëve të Shkupit dhe rrethinës dhe thekson se për çdo ndryshim të mëtejshëm do të informojë me kohë./Zyrtare.

