Pas dy protestave të mbajtura më 17 dhe 24 nëntor, PD është rikthyer sërish këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë, ku po mbahet tubimi i radhës.

Protesta ka nisur në orën 18:00, ndërsa është pjesë e një aksioni të quajtur “Parlamenti para Kryeministrisë”, që do të jetë aksion i përjavshëm.

Në dy protestat e zhvilluara, opozita akuzoi mazhorancën se po pengon zhvillimin normal të seancave parlamentare dhe kërkoi llogaridhënie nga qeveria.

Në këtë protestë marrin është i pranishëm kreu i PD-së, Sali Berisha, deputetë të opozitës, simpatizantë dhe qytetarë.

sqShqip