Nga Keze Kozeta Zylo
Glauku është i biri i Helenës dhe Zefit. Jemi pranë Dites së Flamurit Kombëtar në 113-të Vjetorin e Pavarësisë së Shqipëisë dhe mësuese Helena po përgatit nxënësit e saj të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, një nga rrjetet më të mëdha të “Alba Life” në Mërgatë. Fati e ka sjellë që të ketë birin e saj në klasë dhe t’i mësojë Gjuhën Shqipe bashkë me gjithë nxënësit e tjerë. Natyrisht për gjithë Mërgatën kjo javë mbetet java e trashëgimisë kulturore, ndërsa zyrtarisht nga qeveria shqiptare është Nëntori i Gjuhës Shqipe. Këto festa sjellin veç gezim, krenari të ligjshme, punë, kujdes për trashëgiminë.
Glauku po rritet nga dy inelektualë klasi. Zef Ujkaj është historian dhe me origjinë nga Tuzi i Malësisë së Madhe. Zef Ujkaj ka mbaruar shkollat gjer në të mesme në vendlindje. U dipllomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, studimet pasuniversitare në Institutin e Historisë, Qendra e Studimeve Albanologjike. Zef Ujkaj vazhdon të luftojë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Mësuese Helena është specializuar në Gjuhën bizantine dhe moderne greke. Titullin Master e ka marrë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, në degën Gjuhësi.
I sjellë këto fakte sepse vërtetë ndjejmë krenari të ligjshme për këto çifte të reja që integrohen plot kulturë në botën amerikane dhe rrisin fëmijë me kaq patriotizëm në Mërgaten tonë.
Glauku po rritet pranë një institucioni prestigjioz për Gjuhën Shqipe dhe jam e sigurtë se kur të rritet do të na bëjë krenar. M’u realizoftë ëndrra ashtu siç e kam thënë gjithmonë se një ditë nga Alba Life do të jetë një bijë ose bir President apo aty afër në pozitë. Glauku po mëson dhe po interpreton shqip në skena, auditoriume po zë shoqëri me klasën e tij dhe po ecën, ecën sepse dhe mosha e tij nuk di të ndalet duke luajtur dhe lëvizur kudo. Interesant është fakti se emrin Glauk e ka të pagëzuar nga prindërit e tij frymëzuar nga Glauku i Kosovës, z. Glauk Konjufca një intelektual, parexcelence, patriot i flaktë, Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe dashamirës i madh i Shkollave Shqipe “Alba Life” sepse ju mësohet Gjuha hyjnore.
Çfarë rastësie sjellë i Madhi Zot, t’i takosh dy Glaukët!
Duke parë Glaukun në fotografi të sjellë nga mami i tij Helena u mrekullova me fustanellën, qylafin vendosur në kokën e bukur të Glaukut te pasardhësi pellazgo-ilir. Natyrisht e nisa foton menjëherë tek Qemali dhe vajzat për t’i frymëzuar për fëmijët e tyre. Më parë në festa kishte veshur kostumin e hijshëm të malësorit, ndërsa këtë radhë në festën e Flamurit do ta kemi me fustanellë. Cfarë kombinimi i hatashëm Zefi malësor dhe Helena qytetare korcare. Kur i pashë kindat e fustanellës m’u kujtua nga të parët që thonin në menyrë figurative se tek pesha e fustanit qëndron pesha e burrit. M’u kujtua kur i këndohej luftëtarëve fisnike: “Iliaz Kabo perifani, pesëqind kinda fusatani” tek ”Bleta Shqiptare”. Konsulli francez tregon që ne Shqiperi kish burra siç i kish parë vetë shekullin e kaluar, të cilëve fustani nën gju u arrinte deri në shtatëqind kinda!
Bajroni qëerdhi në kalanë e Tepelenës dhe u mirëprit nga Ali Pashe Tepelena, kur veshi fustanellën e Labërisë tha: “më e mrekullueshmja veshje në botë”.
Piktori anglez K. Utvil, e ka sjellë në tabllo kostumin dhe e cilëson “Kostumi i mrekullueshëm shqiptar pikturuar me atë madhështi të bardhë, të kuqe e të artë të kënaq syrin në çdo pazar që i sheh, njëlloj si në fillim të shekullit që Bajroni i pa në Jug të vendit”.
Ai kostum mbajtur nga Bajroni tani është relike e çmuar në muzeun Kombëtar të Kostumeve në Londër.
Çfarë pasurie na kanë lënë të parët tanë, me çfarë shije të hollë aristokrate janë qëndisur nga duarartat nënat tona!
Fustanella ka terhequr vemendjen e shume studjuesve boterore, por dhe vendas. Psh Vaso Pasha në romanin “Bardha e Temalit” e vesh me fustan të gjerë e xhamadan të shtrenjtë përfaqësuesin e parisë shkodrane, Osman Agë Hotin, Aradin e Vlashajve.
Duke i pare Mëngët e bardha tek duart e Glaukut dhe fustanellën në aq harmoni m’u duk se po fluturonte për të hedhur vallen si tek vallja heroike came e Osman Takës. Jam e sigurtëse një dite do ta mësojë dhe do ta interpretojë bukur këtë valle historike magjepsëse.
Glauku reciton poezi, këndon, vallëzon dhe ka dëshirë të madhe të vijë në shkollë.
Veshja me fustanellen më mrekulloi dhe sidoqoftë ëndrrat tona si mësuese për të gjithë nxënësit e tjerë dhe për Glaukun që mësojnë të flasin shqip dhe të ruajnë traditat e mrekullueshme na mrekullojnë dhe na sjellin pranë perëndeshën e frymëzimit për të qenë gjithmonëkrenarë si shqiptarë. Mbase një ditëdo ta shoh si relike të çmuar në muzeun Kombëtar të Kostumeve në Manhattan ashtu si te Bajronit poetit të famshëm botëror që e ka si relike në Londër.
Glauk, Bir i Gjuhës Shqipe të pacim sa malet dhe ta gëzosh përjetësisht Ditën e Flamurit!
24 Nentor, 2025
New York

