Një vajzë 14-vjeçare nga Menidi, në Greqinë Perëndimore, është paraqitur ditën e djeshme në stacionin e policisë duke mbajtur me vete një fetus të vdekur, të mbështjellë me letër gazete, transmeto Lideri.mk
Sipas policisë, menjëherë pas deklarimeve të vajzës, është arrestuar nëna e saj 54-vjeçare. E mitura ka dëshmuar se nëna e kishte dhunuar fizikisht, gjë që ka shkaktuar abortin.
Raportimet e ethnos.gr thonë se nëna nuk e kishte pranuar shtatzëninë e vajzës në atë moshë dhe, si pasojë e një episodi të dhunës të ushtruar ndaj saj, vajza ka pësuar abort spontan.
E 54-vjeçarja është arrestuar nën akuzat për rrezikim të të miturit dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, ndërsa 14-vjeçarja është dërguar për trajtim në spital.

