Fetai uron Fitër Bajramin: Të mos harrojmë njerëzit që kanë në nevojë
Kreu i BFI-së, Shaqir efendi Fetai, përmes një video mesazhi ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit. Fetai thotë se ndjen keqardhje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkaq bën thirrje që në këto ditë feste të mos harrohen ata që më së tepërti kanë nevojë për ndihmë dhe mëshirë në mesin e qytetarëve.