May 6, 2024
Maqedoni

Arrestohet vajza nga Shkupi, dyshohet se vodhi ilaçe në Klinikën ku punonte

Dje, më datë 28.02.2023 në ora 13:30 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarë policorë nga SVR Shkup kanë arrestuar A.O. (28).
Gjatë kontrollit në automjetin e saj “Reno Clio” me targa të Shkupit, i janë gjetur ilaçe në formë ampulash, që i ishin besuar dhe për të cilat ishte përgjegjëse në Klinikën ku ishte e punësuar.

“Sendet i janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës në Klinikë.
Me A.O. në stacionin policor është kryer intervistë zyrtare dhe ndaj saj pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me Prokurorin Publik do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.