May 21, 2024
Maqedoni

Fetai uron Fitër Bajramin: Të mos harrojmë njerëzit që kanë në nevojë

Kreu i BFI-së, Shaqir  efendi Fetai, përmes një video mesazhi ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit. Fetai thotë se ndjen keqardhje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkaq bën thirrje që në këto ditë feste të mos harrohen ata që më së tepërti kanë nevojë për ndihmë dhe mëshirë në mesin e qytetarëve.