April 29, 2024
Maqedoni

Babai i Melisës falënderon Oliver Spasovskin dhe Sasho Tasevskin për gjetjen e vajzës së tij

Babai i Melisa Kurtishit ka falenderuar udhëheqësit e MPB për gjetjen e vajzës së tij.

“Melisa është mirë. Bashkë me Melisën ju faliminderojm të githve nga zemra për kontributin që e dhatë në kerkimin e vajzave tona. Allahu ju shperbleftë në këto ditë të agjërimit. Falemnderoj drejtorin Sasho Tasevski për mundin dhe kontributin që e dha, gjithashtu dhe Ministrin Oliver Spasovski.

Kemi nevojë për kësi njerz në pushtetin tonë. Kërkojë ndjesë qka skam mujt kerkujna me ja qel telefonin se kam qen i zan ne kerkime te vajzes time dhe i lodht qe 3 dit pa xhum ju faliminderit te githve per mirkuptimin familjar,shok,dashamir Allahu ju dhasht te mirat 🤲🤲🤲🤲”, ka shkruar Fatih Kurtishi.

Ai ka thënë se ka pasur edhe kritika dhe ofendime dhe se rastet do i paraqesë në pooici, shkruan Faktor.mk.