Në ditën e Flamurit Kombëtar, kryetari i komunës së Haraçinës ka pritur kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe kryesuesin e Këshillit, Zekirja Shani, raporton Open-TV.

Beqiri ka njoftuar se me Arifin kanë diskutuar për sfidat dhe projektet e përbashkëta që mund t’i realizojnë në shërbim të qytetarëve të tyre.

“Sot prita në takim Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, dhe Kryesuesin e Këshillit, z. Zekirja Shaini.

Diskutuam për sfidat dhe projektet e përbashkëta që mund t’i realizojmë në shërbim të qytetarëve tanë.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, besoj se koordinimi mes komunave tona do të sjellë rezultate të dobishme.

Do të vazhdojmë bashkëpunimin me hapa konkretë!”, ka shkruar kreu i Haraçinës, Beqiri. (Open-TV)

sqShqip