Jakimovski në Gostivar, migrimi pasojë e keq qeverisjes së deritanishme
Politikat e dëmshme të garniturave të deritanishme qeverisëse, kanë ndikuar në migrimin e të rinjëve nga vendi, deklaroi kandidati për presidnet i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevçe Jakimovski, në takimin me qytetarët e Gostivarit.
Në migrimin masiv ka ndikuar edhe sjellja e politikanëve, të cilët nuk kanë mbajtur llogari për shtetin e tyre por për shtetet tjera.
“Qytetarët maqedonas, fëmijët maqedonas, po shpërngulen sepse nuk munden më tej të shohin se si të thirrurit e tyre, si udhëheqësit e tyre, zyrtarët e tyre të cilët i paguajnë me rrogat e tyre e kthejnë shpinën, sillen në mënyrë mospërfillëse, pa mbajtur llogari për interesat e qytetarëve të Maqedonisë, duke mbajtur llogari vetëm për interesat e shteteve dhe qeverive të cilat janë jashtë republikës së Maqedonisë. Larg asaj se ne nuk jemi për proceset integruese, përkundrazi i përkrahim, por njëkohësisht dëshirojmë zhvillim normal si çdo shtet normal. Ne dëshirojmë respekt ndaj republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të sajë, siç i ka hije secilit popull.” – u shpreh kandidati prë president nga rradhët e “Guximshëm për Maqedoninë”, Stevçe Jakimovski.
Jakimovski, njëherit theksoi se ai është kandidat i qytetarëve e jo dorë e vazhduar e partive. Ai njëherit kritikoi kundërkandidatët, sa u përket qëndrimeve për ndryshimet kushtetuese.
“Po kërkohet vetëm bullgarët në Kushtetutë, por kurthi qëndron te ajo se po kërkohet rikomponim i tërsishëm i identitetit tonë, gjuhës dhe historiografisë sonë.”
Jakimovski poashtu kritikoi kundër kandidatët për shmangie nga debati, e që sipas tij, kjo është e turpshme për demokracinë./TVM2