Maqedoni

Shkup, protestë me anë të një ekspozite kundër gjenocidit serb në Kosovë

Të enjten do të organizohen protesta para ndërtesës së Qeverisë në Shkup kundër gjenocidit serb në Kosovë.

“Në datë 10 Qershor në Ora 13:30 do të protestojmë para Qeverisë së Maqedonisë Veriore me anë të një ekspozite të Gjenocidit sërb në Kosovë !Vendgrumbullimi sheshi skenderbeu ora 13:00.
Kjo datë simbolizon kapitullimin e sërbis ndaj forcave të NATO-s të cilët ndaluan Gjenocidin serb në Kosovë.
Mesazhi i protestës ka për qëllim që Qeveria e RMV të dënojë gjenocidin sërb dhe të mos vazhdojë të ndjeki politikën sërbe sepse M.V është vend antare e NATO-s dhe si e tillë duhet të ndjeki politikën perëndimore.
Ekspozita do të vazhdojë dhe në datë 11.06.2021 në Sheshin Skenderbeu. ”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të protestës