Njërit prej të plagosurve në Haraçinë i është mënjanuar një pjesë e mushkërisë
Rreth orës 13:45, në Qendrën Klinike në Shkup është dërguar njëri prej personave të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit. Drejtori i Klinikës Torakale, Nexhati Jakupit tha se pacientit 21 vjeç me iniciale A.A. i është mënjanuar një pjesë e mushkërisë.
“Dmth pacienti ka pasur një plagë nga armë zjarri, me çrast i është dëmtuar pjesa e djathtë e mushkërisë, është bërë një intervenim kirurgjik me të cilën është mënjanuar njëra pjesë e mushkërisë së anës së djathtë. Pacienti normal është në gjendje shokuar, normal natën do ta kalojë në kujdes intensiv, më tej do të shohim se si do të zhvillohet situata e tij”, tha për TV21 Nexhati Jakupi, Drejtori i Klinikës Torakale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Ndërkaq, i plagosuri tjetër, 39-vjeçari me iniciale E.S. është i shtrirë në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Drejtori Luben Arsenkov tha se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, respektivisht që është i vetëdijshëm.