April 29, 2024
Maqedoni

Me kaçketë në kokë, sillet në gjykatë anesteziologu që incizoi gratë në spitalin e Tetovës (Video)

Fotografia: TV21 / Polocia duke e sjellur anesteziologu V.D. në gjykatë
Anesteziologu 43 vjeç A.D. nga Odri i Tetovës është dërguar në Gjykatën Penale ku pritet të vendoset nëse do të ketë paraburgim për të njëjtin. A.D. është parë me tuta dhe me kapelë, teksa hyn në gjykatë.

I njëjti ka përfunduar në pranga pasi transmetoi “live” në “TikTok” pamje nga reparti i Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës. Mjeku në fjalë u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Odër. Drejtori i Spitalit, Pëllumb Vela sot bëri të ditur se i njëjti është përzënë nga puna.