epa07071798 FYR of Macedonia ex-prime minister Nikola Gruevski arrives in the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 05 October 2018. The Skopje Court of Appeal has confirmed the two-year prison term for the ex- prime minister, Nikola Gruevski, for abuse in the procurement of the bulletproof Mercedes of 600,000 euros. According to the Special Public Prosecutor's Office, Gruevski's crime in the 'Tenk' case is obsolete at the end of October, so the verdict is in the legally stipulated deadline. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar ministrit të drejtësisë Igor Filkov, në pyetjet e deputetëve në Kuvend. Në përgjigjen e tij Filkov e quajti deputetin e LSDM-së sharlatan, përcjell TV21.

“Në publik, por edhe në rrethe politike, intensivisht flitet për diçka që seriozisht e shqetëson opinionin se disa struktura brenda Qeverisë dhe në VMRO-DPMNE po përgatitin aktivisht terrenin për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni dhe amnistinë e tij. Përhapen informacione se po veprohet në heshtje, nën radar, me mbështetjen e personave që sot mbajnë funksione të larta në Qeveri. A ka dorëzuar Ministria e Drejtësisë një kërkesë të re, të përditësuar për ekstradimin e ish-kryeministrit dhe të arratisurit Nikola Gruevski?”, tha Mile Talevski – LSDM.

“Duhet të ndaloni ta mashtroni opinionin maqedonas me një qasje të tillë sharlatanesh. Kjo Ministri i kërkon të gjithë të arratisurit e saj, por ju flisni për azilantë politikë — nëse i kam ndjekur mjaftueshëm, kjo do të thotë se sa herë të krijohen kushtet, Ministria e Drejtësisë do t’i kërkojë përsëri qytetarët e saj. Ndërkohë, duhet të tregoni ku janë ata të tjerët me të cilët ju keni bërë marrëveshje për arratisje”, shtoi Igor Filkov, ministër i Drejtësisë.

sqShqip