Maqedoni, ka rënë numri i deleve, rritet numri i derrave
Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i gjedheve është ulur me 9,7%, ndërsa numri i deleve ka shënuar gjithashtu rënie prej 9,2%. Rritje ka tek numri i derrave me 5.9%, i dhive me 6.7 dhe i shpendëve me 11.8%.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rënie e numrit të gjedhit është vërejtur te njësitë bujqësore individuale, ndërsa rritje është vërejtur tek subjektet afariste (ndërmarrjet bujqësore dhe kooperativat bujqësore).
Një rritje e numrit të derrave është vërejtur në të dy sektorët.