May 14, 2024
Maqedoni

Mot me vranësira dhe me reshje të përkohshme të rrëmbyeshme me kushte për bubullima të rralla

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima. Në zonat malore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe kushte për stuhi të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe reshje të dobëta shiu. Gjatë fundjavës do të fillojë të fryjë erë jugore dhe temperatura gjatë ditës do të jetë në rritje. Nga e hëna priten reshje më intensive.