Shkupjani gjendet i vdekur brenda veturës së tij, kishte plagë në trup
Një trup i pajetë me plagë nga therrja është gjetur në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB për TV21 konfirmojnë se viktima është një 67-vjeçar nga Shkupi me iniciale A.T.
“Më datë 21.03.2024, në ora 23:09, në SPB-Shkup është raportuar se A.T.(67) nga Shkupi në automjetin e tij “Kia” me targa të Shkupit, në park afër ish klinikës Zhelezara, është gjetur me plagë nëpër trup, ai është gjetur nga djemtë e tij, të cilët kanë nisur ta kërkojnë pasi ai nuk është kthyer nga puna në shtëpi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.