Kumanovë: “Shporta e Ramazanit”, FRI dhe Vllaznia, ndan pako me ndihma
Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizuan pjesën e parë të mbushjes dhe shpërndarjes së 100 shportave me gjëra ushqimore e higjienike, në vlerë prej 1.500 denarëve nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në pikat e grumbullimit në qytetin e Kumanovës.
“FRI dega në Kumanovë sëbashku me Sh.E. Vllaznia, tashmë vitin e 16-të me sukses kryejmë me sukses aktivitetin “Shporta e Ramazanit”, Aktivitet i cili realizohet nga grumbullimi i mjeteve dhe shëndrrimi i tyre në pako ushqimore të cilat shpërndahen tek familjet në nevojë.Siç mund të shihni është bërë edhe mbushja e 100 pakove të cilat do të shpërndahen në ditët në vijim. Duhet cekur se ky aktivitet po realizohet edhe në qytetin e Tetovës në bashkëpunim me Sh.H. Kalliri i mirësisë, ”, theksoi Samir Mustafa nga FRI dega, Kumanovë.
Nga Forumi Rinor Islam, apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të ndajnë nga buxheti i tyre me qëllim që familjeve në nevojë t’ua lehtësojnë këto ditë të vështira ekonomike e sociale.
“Shfrytëzoj rastin që nëprmjet Televizionit tuaj të apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në relaizimin e këtij aktiviteti humanitar”, theksoi mes tjerash Mustafa për TVM2.
Ndryshe, Forumi Rinor Islam, përpos aktiviteteve humanitare edhe këtë ramazan rajonit tonë do t’i sjellë edhe programe të larmishme kulturore e artistike, si dhe do të organizohen iftare publike në sheshin e Kumanovës dhe në Likovë.