Kardiologu Gani Bajraktari i bashkohet Nismës Socialdemokrate
Kardiologu Gani Bajraktari nga sot i është bashkuar partisë Nisma Socialdemokrate.
Aderimin e tij e kanë konfirmuar Nisma Socialdemokrate, të cilët edhe e kanë falënderuar atë, transmeton Telegrafi.
V
“Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari. Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethanat dhe nevojat e vendit”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë theksohet se “NISMA Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i Doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë”.